Connect with us

Kronike

Aksident në Librazhd, BMW-ja i “hipën” sipër Range Rover-it

Një aksident është regjistruar sot në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 11:50 në afërsi të vendit të quajtur “Kthesa për Babje”. Një autoveturë është përplasur me një tjetër makinë tip ‘Range Rover’ në tentativë për të parakaluar.

Të dy automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, por po ashtu ka pasur edhe të lënduar në njerëz. Por fatmirësisht nga aksidenti ka patur vetëm dy të dëmtuar lehtë.

Advertisement