Kronike
Aksident në Rrugën e Arbrit, makina përfundon mbi barrierë
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/11/aksident-13.jpg)
Rruga e Arbrit ka mbetur e bllokuar për rreth 30 minuta ditën e sotme, në zonën e bypassit të Murrizit.
Kjo pasi një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi barrierën mbrojtëse.
Drejtuesi i makinës dhe 2 pasagjerët që udhëtonin në të, kanë shpëtuar mrekullisht.
Shkak i aksidentit mendohet të jetë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)