Kronike
Aksident në rrugën e Arbrit, raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë me dy viktima është shënuar në rrugën e Arbrit. Nga informacionet e para mësohet se aksidenti u shënua në Zallbastar të Tiranës, sa kalon shkallën e Pojanit. Lajmi ne perditesim…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Arbrit mëngjesin e 18 dhjetorit, në afërsi të Shkallës së Tujanit, ku dyshohet se dy persona kanë mbetur të vdekur nga ngjarja.
Ambulanca dhe Policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si edhe për identifikimin e viktimave.
Detaje të mëtejshme priten.
Polici e Tiranës jep informacionin e parë lidhur me ngjarjen. Njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.
Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.
EMRAT/ Kush janë viktimat e aksidentit në Rrugën e Arbrit! Makinat e shkatërruar krejtësisht nga përplasja
Marsel Tefa, rreth 35 vjeç dhe Egla Celmani, 29 vjeçe, kanë ndërruar jetë si pasojë e përplasjes së fortë të makinave. Ndërkohë Klaudio Ruçi, 40 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet tek Truma. Report Tv sjell edhe foto nga vendi i ngjarës ku duket makinat e shkatërruar krejtësisht.