Connect with us

Kronike

Aksident në Vlorë/ Shoferi humb kontrollin

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në Vlorë. Një 55-vjeçar duke drejtuar mjetin e tij tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ngjarja ka nodhur rreth orës 16:40 në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Nartës.

Sipas informacioneve, mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë gjë që ka shkaktuar humbjen e kontrollit nga shoferi duke përfunduar në rotondon e madhe që është në hyrje të qytetit të Vlorës. Mjeti më pas ka përfunduar në kanal. Ndërkohë shoferi është shoqëruar drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertisement