Kronike
Aksident tragjik në Barcelonë, ndërron jetën shqiptari
Një aksident tragjik i ka marrë jetën 23-vjeçarit shqiptar në Barcelonë. Klaudio Mirashi është shqiptari i cili ishte duke udhëtuar me një mjet tip Mercedes Class A, kur u përplas me një kamion, teksa një copë metalike, iu shkëput kamionit, e cila ra mbi xhamin e përparmë të mjetit ku po udhëtonte i riu.
Klaudio kishte shkuar në Barcelonë për të vizituar disa të afërm. Ai sapo i kishte thënë lamtumirën kushëririt dhe mikut të tij të cilin e kishte shoqëruar në aeroport me një Mercedes të klasit A, e pas kësaj ndodhi tragjedia.
I gjithë komuniteti i Villorbese-s u mblodh në orën 15.30 në kishën e Fontane për t’i dhënë Klaudios lamtumirën e fundit, duke treguar afërsinë e tyre me nënën Mimoza, babanë Kol, motrën Klaudia dhe të afërmit e miqtë e shumtë.
Familja Mirashi është me origjinë nga qyteti shqiptar i Shkodrës dhe ishte zhvendosur në Villorba në vitin 2006, duke iu bashkuar komunitetit katolik të Fontane e di Carità. Klaudio kishte marrë një diplomë trevjeçare nga shkolla e mesme Giorgi-Fermi në Treviso. Megjithatë, pasioni i tij i madh ishte futbolli dhe ai luajti për Villorba, Treviso dhe Chievo gjatë gjithë jetës së tij. Një dëmtim i kofshës ia kishte prerë dëshirën e madhe për t’u bërë futbollist profesionist. Gjatë kësaj periudhe ai ishte në kërkim të një pune dhe ëndrrash të reja për të ndjekur./Dosja.al