Kronike
Aksident tragjik në Francë/ Vdesin dy shqiptarë

2 shqiptarë në Francë humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur këtë të mërkurë në komunën e Fillier, pak para orës 11:30 ku dy makina u përplasën me njëra-tjetrën.
Me gjithë ndërhyrjet e zjarrfikësve dhe ekipit mjekësor, për dy shqiptarët ishte tepër vonë pasi ndërruan jetë në vendngjarje. Ndërkohë që në mjetin tjetër në kanë mbetur të plagosur një grua 33-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj.

