Connect with us

Bota

Aksident tragjik në Itali, ndërron jetë 19 vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cocogalio të Italisë, ku një 19 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pësojë e aksidentit tragjik ditën e djeshme. Teksa po kthehej në shtëpi, i riu, Adenajd Hoxha i cili ishte edhe student, është përfshirë në aksidentin e rëndë ku humbi jetën. Sipas mediave italiane, shkak për aksidentin është bërë një moment ku makina tip ‘ford’ që drejtonte i riu, kaloi në kahun e kundër të korsisë dhe drejtuesi i kamionit që po vinte përballë u përpoq të manovronte për të shmangur përplasjen por fatkeqësisht 19 vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me murin. Aksidenti ndodhi vetëm pak kilometra larg shtëpisë ku studenti shqiptar ishte vendosur me familjen e tij para pak muajsh.

Advertisement