Aktualitet
Aksidentet u rritën 57%/ Më shumë ndodhin të premteve, më pak të martave, ja përse
Në shkurt aksidentet rrugore u rritën 22.7% në raport me të njëjtin muaj të 2023-it. Sipas INSTAT, gjatë muajit të dytë të vitit u regjistruan 108 ngjarje rrugore.
Në janar dhe shkurt u bënë 270 aksidente dhe sipas INSTAT rritja është 57% krahasuar me dy muajt e parë të vitit 2023.
Numri i të aksidentuarve, të vrarë dhe të plagosur, ishte 149 persona në shkurt 2024. Problematikë vijon të mbetet sjellja e shoferëve në timon, e cila kap shifrën dërrmuese, ndërkohë që rritet grup mosha problematike tek 45 – 59-vjeçarët.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë ditëve të premte, ndërsa numri më i ulët të martave. Orari 08.00 me12.00 e paradites është fasha e orarit me më shumë aksidente.