Kronike
Aksidenti i djeshëm në Lezhë-Shëngjin, ndërron jetë edhe gruaja e 30-vjeçarit
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/AKSIDENT-LEZHE.jpg)
Ka shkuar në 2 numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi ditën e djeshme në aksin Lezhë-Shengjin, pranë lagjes Xhenjo.
Ka ndërruar jetë ditën e sotme edhe gruaja e 30-vjeçarit, të cilët një ditë më parë automjeti që po lëviznin u përplas me një kamion në aksin Lezhë-Shëngjin.
Paulin Zefi, ndërroi jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa 40-vjeçarja, Zhaklina Hysa u transportua në gjendje të rëndë te Trauma. Por pavarësisht ndihmës mjekësore ajo nuk mundi të mbijetojë pas plagëve të marra.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)