Kronike
Aksidenti i merr jetën kuzhinerit shqiptar
ITALI– Një tjetër shqiptar ka ndërruar jetë jashtë vendit. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin, Luka Cifci, i lindur në Greqi, por me origjinë shqiptare.
I riu ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik. Ai po udhëtonte së bashku me 3 shokë të tij dhe makina e cila drejtohej jo nga ai doli nga rruga në një rrethrrotullim dhe u përplas me barrierat anësore. Por përplasja ishte shumë e fuqishme për 23-vjeçarin saqë trupi i tij ka dalë nga makina pasi u thyen xhamat.
Rruga ku ndodhi ngjarja, pra aksi që lidh Perugia-n me Citta della Pieve është një rrugë problematike pasi ndodhin shumë aksidente. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shpejtësinë me të cilën po udhëtonin djemtë. Tre shokët që ishin me Cifcin u plagosën lehtë.
Prokuroria ka nisur po ashtu hetimet për të zbuluar nëse shoferi ishte nën efektin e alkoolit apo drogës në momentin e aksidentit.
I riu shqiptar punonte si kuzhinier në një restorant, por ditët e fundit ishte mbyllur për shkak të festave. 23-vjeçari lindi në Athinë të Greqisë, por prej 10 vitesh banonte në Castiglione del Lago./Burimi: Rainews.it