Connect with us

Kronike

Aksidenti me pasojë vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 19-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar me iniciale D. D., i cili shkaktoi ditën e shtunë një aksident në autostradën Tiranë-Durrës ku për pasojë humbi jetën një person, pasagjer që udhëtonte me 19-vjeçarin në makinë.

Në komunikatën për shtyp, policia thotë se nga aksidenti  ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi E. B., 18 vjeç, banues në Durrës, si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi E. Sh., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Advertisement