Kronike
Aksidenti me vdekje në aksin Korçë-Pogradec, identifikohet viktima
Olger Zhuti është personi i cili u aksidentua për vdekje mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Korçë-Pogradec. 39-vjeçari u përplas nga një automjet, drejtuesi i së cilës është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia. Dyshohet që viktima ishte endacak. Pas përplasjes nga mjeti që shkaktoi aksidentin, kanë qenë edhe mjete të tjera, që për shkak të erresires, i kanë kaluar atij sipër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas. Policia po heton rrethanat e aksidentit.