Connect with us

Politike

Aksidenti në Maqedoni/ Dëshmia: Ahmetaj ishte bashkë me një biznesmen

Detaje të reja kanë dalë në dosjen hetimore të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për korrupsion. Në një pjesë të dosjes është dhe dëshmia e Ollga Gjokajt, bashkëshortja e këshilltarit të Ahmetajt. Shqiptarja shkruan se Gjokaj ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur në korrik të vitit 2017 në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ku u dëmtuan Arban Ahmetaj dhe kunati i tij Leonard Mene. Gjokaj ka treguar se në automjet me Ahmetajn ishte edhe biznesmeni Mirel Mërtiri.

“Bashkëshorti i saj i ka thënë që po udhëtonte në makinë me Leonard Menen që është kunati i Arben Ahmetajt dhe Mirel Mërtiri. Bashkëshorti i ka dhënë se janë përplasur me një autobus. Bashkëshorti i saj u dëmtua pak dhe nuk pati nevojë për mjekim kurse Arben Ahmetaj dhe Leonard Mene i tha që ishin dëmtuar dhe janë trajtuar me mjekim në Kumanovë edhe në Shqipëri. Nuk di të thotë spitalet apo ambientet mjekësore ku janë mjekuar. Por di të thotë që ka vajtur bashkë me bashkëshortin për vizitë te shtëpia e Albinës dhe Arbenit pas aksidentit. Kur ka ndodhur aksidenti, ka dëgjuar nga bashkëshorti se kanë qenë në një udhëtim në Bukuresht”, thuhet në dosje.

Advertisement