Connect with us

Aktualitet

Aksidenti-Rrefimi: Kërkuam mbikalim, përfaqësuesi i ministrisë gënjeu

Ditën e djeshme në Astir ndodhi një aksident, pamjet e të cilit i kanë tronditur të gjithë. Një këmbësor tenton të kalojë rrugën në një pjesë rreptësisht të palejuar dhe më pas përplaset dhunshme nga një makinë, duke humbur jetën në vend.

Viktima nuk është identifikuar ende, teksa shoferi 30-vjeçar i makinës është arrestuar. Të gjithë ne ndoshta do t’i binim shkurt për të gjetur fajtorin duke thënë se shoferi ka qenë shpejt, ose këmbësori nuk duhet të kalonte në atë rrugë, pasi është rreptësisht e ndaluar. Por problemi nuk është aspak këtu.

Në atë pjesë të rrugës, ku kalon segmenti i Unazës së Madhe, nuk ka mbikalime dhe qytetarët duhet të rrezikojnë jetën për të kaluar në anën tjetër. Pra, pavarësisht papërgjegjshmërisë së këmbësorit në këtë rast, me siguri ai nuk do të rrezikonte jetën nëse aty pranë do të kishte një mbikalim.

Pas këtij aksidenti, një qytetar i Astirit bën një denoncim, që tregon gjithë papërgjegjshmërinë dhe moskokëçarjen e qeverisë për qytetarët e vet. Ai tregon se banorët kanë bërë disa takime me përfaqësues të ARRSH (Autoriteti Rrugor Shqiptar) për të bërë një mbikalim, por askush nuk ja ka vënë veshin dhe tashmë kjo indiferencë e tyre lahet me gjakun e një njeriu.

“Shikoni sa mbikalime dhe nënkalime ka te Liqeni, ndërsa në Astir nuk ka. Kemi bërë takime me disa përfaqësues të ARRSH për të bërë një mbikalim te Astiri dhe nuk e kanë rr*jt fare. Eltar Deda ka qenë përfaqësues nga ministria.

Na ka thënë se do të flasë me përfaqësuesit. Ne e kemi komunikuar kërkesën tonë kur rruga ishte në ndërtim e sipër. Dolëm edhe në formë proteste që të ndërtohej mbikalimi. E gjithë kjo ka ndodhur në muajt e parë të vitit 2021”, shkruan qytetari.

Advertisement