Kronike
Aksidenti tragjik në Venecia, 3 të vdekur, dy nga viktimat janë shqiptarë
Një aksident i ndodhur gjatë natës në Portogruaro të provincës së Venecias, ka rezultuar fatal për tre të rinj, të gjithë rreth të 20-ve. Dy prej viktimave janë Egli Gjeci (26 vjeç) e Altin Hoti (22 vjeç), me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria. Ata kanë humbur jetën në vend pasi mjeti “BMË Seria 3” me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e shkatërruar në një kanal, raporotjnë mediat italiane. Sipas disa dëshmitarëve, makina vazhdoi në vijë të drejtë pranë një kthese, duke përfunduar në ujë dhe duke u fundosur nën një urë të vogël mbi lumin Reghena. Trupat e viktimave u gjetën nga palombarët dhe forcat zjarrfikëse.