Connect with us

Kronike

Aksidentohen dy të rinj, makina përplaset me pemën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në kryeqytet. Në rrugën “Misto Mame” një makinë që drejtohej nga një vajzë është përplasur me një pemë. Pasagjer ishte një djalë i ri i cili ka mbetur i plagosur rëndë bashkë me shoferen. Dy të rinjtë e moshës 23 dhe 25-vjeç thuhet se kanë qenë pa rrip sigurimi.

Identiteti i të aksidentuarve dhe rrethanat e aksidentit ende nuk dihen. Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje.

Advertisement