Aktualitet
Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë
Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt , Pax Jolie-Pitt, ka pësuar një aksident me biçikletë ku për pasojë ka dëmtuar kokën.
20-vjeçari po ngiste biçikletën e tij elektrike në Los Anxhelos kur u përplas me pjesën e pasme të një makine, raporton Daily Mail.
Ai u dërgua në spital pas dëmtimeve të marra. Mësohet se Pax nuk mbante helmetë në momentin e përplasjes.
Sipas policisë Pax Jolie po i afrohej një kryqëzimi në bulevardin Los Feliz rreth orës 17:00, kur përplas me makinën.
Shoferi i makinës doli nga mjeti duke kontrolluar gjendjen e Pax përpara se të mbërrinin në vendngjarje policia dhe mjekët.
Burimet thanë për TMZ se Pax është në gjendje të qëndrueshme, por nuk dihet ende shkalla e lëndimeve që ka pësuar nga përplasja