Aktualitet
Aksident fatal/ Shoferin e zuri gjumi në timon, 15 viktima

Të paktën 15 persona humbën jetën sot në një aksident në Meksikë, Nayarit, pasi një autobus ra në greminë. Autobusi doli nga kursi i tij dhe ra në një greminë 30 metra, pranë fshatit Baranca Bianca.
Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nxjerrë nga mjeti 21 persona të plagosur, të cilët janë dërguar në spital. Gjendja e disa prej tyre cilësohet si “kritike”.
Sipas informacioneve të mediave të huaja, dyshohet se shkak për aksidnetin mund të jetë bërë përgjumja e shoferit në timon.

