Bota
Aksidentohet Putin, ende nuk ka vdekur
RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin ka pësuar një incident. Ai ka rënë nga shkallët në rezidencën e tij zyrtare, shkruan DailyMail, informacion ky i botuar në Telegram. Udhëheqësi 70-vjeçar rus, shëndeti i të cilit është përkeqësuar dukshëm që kur filloi luftën e tij në Ukrainë, rrëshqiti teksa ishte duke zbritur shkallët në shtëpinë e tij në Moskë, pretendon kanali General SVR.
SVR ka postuar përditësime në lidhje me shëndetin e Putinit që nga fillimi i luftës, megjithëse nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tij.
Në postimin e fundit, kanali shkroi se Putini u pengua dhe u rrëzua në shpinë, pas së cilës ai ra në anën e tij dhe rrëshqiti disa hapa.
“Ngjarja ndodhi para truprojave të presidentit, të cilët reaguan shpejt dhe nxituan në ndihmë të Putinit. Tre oficerë sigurie ndihmuan presidentin të shkonte në divanin më të afërt dhe thirrën mjekët që ishin në detyrë në rezidencë.”