Kronike
Aksidentoi për vdekje 17-vjeçarin, Vasil Bollano i komunikohet sot masa
Teksa qëndronte në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Vlorës, ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano ka dalë sot para gjykatës ku do i komunikohet masa e sigurisë.
Ai u arrestua pasi aksidentoi për vdekje një 17-vjeçar në Llogara.
Bollano qëndronte në spital, në një dhomë të survejuar nga policia, ndërsa u mor nga policia me pranga në duar dhe u çua sot para togave të zeza.