Connect with us

Kronike

Aksidentoi për vdekje një këmbësore, arrestohet shoferja 70-vjeçare

SHKODRA- Njoftimi:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në lagjen “3 Heronjtë”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen  E. N., 70 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.  70 vjeçarja duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur këmbësoren  shtetasen  L. N., 65 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.

Advertisement