Kronike
Aksion blic, sekuestrohet 1.1 kg kokainë, pranga 3 të rinjve
Antidroga e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion ku është goditur një grup që merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve të forta narkotike. Agjentët e Antidrogës kishin informacion për këtë aktivitet kriminal dhe prej muajsh kishte nisur përgjimet dhe ndjekjen e këtyre personave.
Të përfshira kanë qënë dhe efektivë të infiltruar ku kanë kryer blerje të stimuluar. Droga vinte nga Fieri. Pas porosisë autorët e sollën lëndën narkotike me një mjet tip fuoristradë KIA, ndërsa takimin e kishin lënë në një karburant në rrugën “Myslym Shyri”, vend ku edhe është ndërhyrë për arrestimin e personave dhe sekuestrimin e kokainës.
Policia ka arrestuar në zonën e “Myslym Shyrit”, të rinjtë, Paulo Shyti, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Lajm në përditësim…