Connect with us

Aktualitet

Aksion për hapësirat publike në Lezhë, IMT në terren për evidentimin e objekteve të ndërtuara pa leje

Grupet e punës me përfaqësues nga IKMT, IMT, Tatimet dhe Policia Bashkiake në Lezhë kanë nisur të evidentojnë rastet e zaptimit të hapësirave publike dhe ndërhyrjet me ndërtime pa leje në territorin e kësaj bashkie.

Nga kontrollet e deritanishme rezulton se pjesa më e madhe e objekteve janë kryer në vitet e shkuara dhe disa kanë dokumentacion të rregullt, por janë konstatuar edhe ndërhyrje pa leje.

Për këto raste, është vendosur një afat 5-ditor për prishje vullnetare, në të kundërt ndërhyrja do të kryhet nga strukturat e IVMT dhe do të shoqërohet me masa administrative.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi, bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të bëhet evidentimi i të gjitha rasteve dhe ndërhyrjet do të nisin javën e ardhshme për subjektet që nuk veprojnë vetë.

Aktualisht, bashkia e Lezhës po vijon me procesin e njoftimeve dhe deri në fundjavë pritet të përfundojë evidentimi i plotë i ndërtimeve pa leje dhe hapësirave të zëna pa autorizim.

Advertisement