Politike
Aksioni i shembjes në Theth/ Ministri Manja i ashpër: Paaftësi profesionale e prokurores Gjeli

“Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mbi skandalin e refuzimit të prokurores Gjeli, për të hetuar rastin e Thethit.
Shqipëria 2030 në BE ndërtohet çdo ditë në çdo institucion dhe institucione si Prokuroria e Shkodrës, që marrin në mbrojtje publike mosveprimin e një prokuroreje ndaj një vepre të rëndë penale si ndërtimi i një fshati të tërë turistik në zemër të një zone të mbrojtur si Thethi, nuk janë në lartësinë e misionit të madh kombëtar të anëtarësimit europian të Shqipërisë!
I bëjmë thirrje Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të veprojnë me vendosmëri për të garantuar integritetin ligjor të veprimeve apo mosveprimeve të prokurorisë“-shkruan Rama krahas deklaratës së Manjës.

