Politike
“Akt barbar kundër turizmit”/ Balla ndan videon me “malin” e mbeturinave në Parkun e Llogarasë
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka shpërndarë një video ku duken një “mal” mbeturinash në Parkun e Llogarasë.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla e quajti hedhjen e mbeturinave një akt barbar kundër mjedisit dhe turizmit, ndërsa ka deklaruar se Policia e Shtetit ka proceduar penalisht tre persona mbi ngjarjen.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
#ShqipëriEPastër☀️🚯🇦🇱
👮👮♀️🚔 Policia e Shtetit po kryen detyrat e veta për ta mbrojtur mjedisin. Hedhja e mbetjeve si në videon më poshtë👇🫣 në Parkun e Llogarasë është një akt barbar kundër mjedisit dhe turizmit. Policia e Shtetit ka proceduar penalisht tre persona, administratorë të njësive trgëtare të zonë. Ju lutem na ndihmoni t’i denoncojmë këto raste dhe t’i tregojmë shkelësve se penalitetet janë të rënda.