Aktualitet
Aktivistët sulmojnë Ben Ahmetajn me ‘tufa parash’: Hajdut…(VIDEO)
Para ambienteve të Kuvendit aktivistë të ‘Lëvizjes Bashkë’ po protestojnë kundër rritjes së pagave të deputetëve.
Gjatë protestës aty pranë ka kaluar edhe ish-ministri Arben Ahmetaj, i cili është ‘sulmuar’ nga protestuesit me ‘tufa parash’ false. ‘Hajdut, hajdut’ dëgjohen të thonë protestuesit.
Ish-ministri u kthye duke thënë se ‘Pagat në 2025 rriten me 100%!’.
Po në këtë mënyrë ata sulmuan edhe deputetin Vullnet Sinaj. Ky i fundit u shpreh se ka 6 vite që nuk e merr rrogën e deputetit e shtoi se ‘po’ është dakord që pagat e tyre të rriten.