Politike
‘Aktivisti’/ Berisha thirrje Zuckerberg dhe Musk
Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë një takimi me demokratët në selinë blu, u ndal te rrjedha e të dhënave të aplikacionit aktivisti, që tregon se kush janë personat që janë të detyruar t’i ëjnë “like” dhe “share”, postimeve të faqeve të qeverisë.
Berisha i bëri thirrje Mark Zuckerberg dhe Elon Musk ta ndalojnë atë aplikacion, të cilin e cilëson si terrorist.
“I patë aktivitët. Terroristë. Aplikacioni terrorizmit digjital. Që të mbash një aplikacion të tillë në media sociale, është akt i terrorizmit social. I bëj thirrje Zuckerbergut , Elon Musk, të bllokojë këtë aplikacion, të shkëpusi çdo lidhje. është aplikacion talebanesk, që terrorizon një ushtri të tërë punonjësish. Ai e tregoi se me dhjetra gjykatës e prokurorë të partisë, skanë punë me drejtësinë por me partnë. Tregoi se cfarë ishte vettingu, seleksion partiak”, tha Berisha.