Kronike
Aktori Tim Roth humb të birin
Djali i aktorit Tim Roth ka vdekur në moshën 25-vjeçare pas një beteje me kancerin. Kompozitori dhe producenti Cormac Roth vdiq më 16 tetor, por vdekja e tij u njoftua nga familja në një deklaratë të hënën pasdite. Ai “vdiq i qetë në krahët e familjes së tij”, theksuan familjarët në deklaratë.
“Ai ishte një top energjie dhe shpirti i tij ishte i mbushur me dritë dhe mirësi.”, thuhet në deklaratën e familjes. Cormac u diagnostikua me kancer të qelizave germinale të fazës së tretë në nëntor 2021.
https://www.youtube.com/watch?v=cV29_BULF2w