Aktualitet
Aktualitet/ Misioni i pamundur
Pas dy orësh përpjekje është bërë e mundur nxjerrja e zjarrfikëses, e cila ngeci mëngjesin e sotëm në urën e këmbësorëve në Fier.
Zjarrfikësja ngeci në urë, pasi kishte shkuar fillimisht të shuante flakët që kishin përfshirë një mjet të parkuar në afërsi të Kishës Ortodokse në qytet.
Goma e zjarrfikëses tnjë pjesë nga ura e këmbësorëve, e për pasojë rrezikonte të binte në lumin Gjanica.
…
Një makinë është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në qytetin e Fierit, në afërsi të kishës.
NTV.AL mëson se mjeti ne pronësi të Jani Dukës, banues në Roskovec ka qenë i parkuar në momentin kur ka shpërthyer zjarri, Nuk dihet ende shkaku i zjarrit. Makina e djegur është “Ford” me targa “AA 359 DG”.
Në vend kanë shkuar ekipet zjarrfikëse për të bërë të mundur neutralizim e flakëve. Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Fier / Informacion paraprak
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.