Connect with us

Aktualitet

AKU bllokon thertoret në Gjirokastër

Njësia e Hetimit Ushqimor pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjatë monitorimit në qarkun Gjirokastra për therjen dhe tregtimin e mishit, kanë konstatuar në dy njësi therje dhe tregtim mishi, cenim të sigurisë ushqimore, për therje të paligjshme dhe tregtim mishi pa vulë dhe pa certifikatë veterinare.

Gjatë ushtrimit të kontrollit në subjektin thertore në pronësi të shtetasit “M.Ç”, është konstatuar se procesi i therjes së kafshëve bëhej në mënyrë të paligjshme, jashtë normave higjieno-sanitare dhe kritereve tekniko-teknologjike. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masë të menjëhershme të bllokimit të ambienteve të therjes, bllokimin dhe sekuestrimin e sasisë së mishit në sasinë e 50.9 kg të gjendur në subjekt, duke e ndëshkuar edhe me masë administrative “gjobë”.

Për therje të paligjshme dhe tregtim të produkteve ushqimore të pasigurta, AKU bëri kallëzim për rastin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër.

Gjithashtu në një njësi tregtimi mishi, është konstatuar se tregtohej, mish i papajisur me vulë dhe certifikatë veterinare. Në subjekt janë gjendur edhe  produkte të tjera, me afat të kaluar përdorimi. Për shkeljet e konstatuara, subjekti është gjobitur me masë administrative “gjobë”, është bërë konfiskimi i menjëhershëm i produktit mish të gjendur në sasinë e 30.9 kg dhe bllokimi i sasisë së produkteve të tjera me afat të kaluar përdorimi.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *