Connect with us

Bota

Akujt në malet Pireneje do zhduken brenda…

Shtresat e akullit që kanë mbetur në malet Pireneje do të zhduken për dhjetë vjet, për shkak të ndryshimit klimatik. Ky është një paralajmërim i fortë i shkencëtarëve spanjollë, të cilët thonë se tkurrja e masës së akullit vazhdon me ritëm të shpejtë.Nga vargmali i Pirenejeve, që shënon kufirin natyror mes Spanjës dhe Francës, janë zhdukur 28 akullnaja që nga viti 1984.

Shkencëtarët e Institutit Pirenejan të Ekologjisë (IPE) thonë se 17 shtresat e mbetura të akullit pësuan rënie prej dy metrash në trashësinë e akullit gjatë verës së kaluar, që arriti temperatura të larta rekord.Shkencëtarët fajësojnë ndryshimin klimatik për tkurrjen e akujve, dhe në veçanti rritjen e temperaturave me 1.5 gradë Celcius në rajonin e Pireneve gjatë shekullit të 19-të.

“Në vitin 1984, një studim konkludoi se kishte 45 akullnaja në Pireneje. Tashmë kanë mbetur 17. Këtë vit hoqëm katër nga lista dhe pesë të tjerë po i ndjekim në vazhdim”, thotë shkencëtari spanjoll Juan Ignacio Lopez Moreno.Matja e thellësisë së dëborës në Pireneje filloi në mesin e viteve 1980 dhe tregon rënie domethënëse, në veçanti gjatë pranverës në lartësitë mbi 2 mijë metra.

Pasi studiuan imazhet satelitore me rezolucion të lartë dhe fotografitë e marra nga avionët, vera e vitit 2022 rezultoi me humbje deri në pesë metra të trashësisë së akujve.“Nuk është e ekzagjeruar të themi se përballemi me një situatë ekstreme dhe kritike. Akujt e Pirenejeve janë në pjesën më jugore të Evropës. I janë nënshtruar klimës ekstreme prej kohësh tashmë. Dhe po arrijnë limitin. Rritjet e temperaturave që kanë përjetuar gjatë shekullit të fundit, dhe në veçanti gjatë dy-tre dekadave të fundit, i kanë vendosur në kushte ku nuk mund të mbijetojnë. Nuk krijojnë më akull të ri, dhe akulli ekzistues po shkrin gradualisht”, thotë zoti Moreno.

Në korrik 2022, në pjesë e madhe akulli alpin u shkëput dhe rrëshkiti përgjatë maleve italiane, duke sjellë me vete dëborë dhe shkëmbinj. Të paktën shtatë alpinistë u vranë dhe pesëmbëdhjetë u plagosën.Zoti Moreno thotë se akujt e Pirenejeve nuk paraqesin rreziqe të tilla për banorët spanjollë, të cilët edhe janë mësuar me akullin. Por, ai thotë se zhdukja e akujve sjell të tjera probleme.

“Banorët e këtyre maleve janë mësuar të jetojnë mes maleve me akull. Tashmë shohin se ai po zhduket. Pamja e akullnajave mesdhetare, një pamje unike për botën, është në prag të zhdukjes”, thotë ai.Shkencëtarët thonë se akullnajat në malet Pireneje mund të zhduken tashmë edhe brenda pak viteve.

“Jemi shumë të vonuar për t’i shpëtuar akullnajat e Pirenejeve. Kur na pyesnin disa vite më parë, për kohën që do të duhej, thonim se akujt mund të zhdukeshin në 30-50 vite. Por tashmë mendojmë se në 10 vjet nuk do të kenë mbetur me akullnaja në Pireneje”, thotë zoti Moreno.E ashtuquajtura “epoka e vogël e akullnajave”, që ndodhi mes shekujve 14 dhe 19, është faza e fundit globale gjatë së cilës akullnajat përparuan.Që nga ajo kohë, rënia në masën e akujve ka qenë e vazhdueshme, e ndërprerë vetëm nga periudha të shkurtra stabilizimi dhe e pasuar nga tkurrja e përshpejtuar e akullnajave.

Advertisement