Bota
Akuza dhe kundërakuza/ Një vit nga Plani Franko-Gjerman
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha sot se pas katër ditësh në Bruksel do të pasojnë bisedime të rëndësishme dhe se Beogradi, si më parë, do të insistojë në paqe dhe dialog dhe do të theksojë se është pa mëdyshje me popullin e tij nga Kosova dhe Metohia.
“Ne do të luftojmë me gjithë zemër për Serbinë tonë dhe interesat e saj. Bisedime të rëndësishme na presin në Bruksel pas katër ditësh. Si edhe më parë, do të insistojmë në paqe dhe dialog dhe do të theksojmë se jemi pa mëdyshje në mbrojtje të serbëve në Kosovë” – ka shkruar Vucic në llogarinë e tij në Instagram, ku ka reflektuar për ngjarjet më të rëndësishme të javës së kaluar.
Nga ana tjetër, po në instagram, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se një vit më parë, Bashkimi Evropian, me lidershipin e Francës dhe Gjermanisë, ka prezantuar Projektmarrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet të inkurajojë Serbinë që të përmbushë obligimet kontraktuale, plotësisht dhe pa kushte.
Kurti gjithashtu ka theksuar se Serbia është pajtuar me versionin final të marrëveshjes më 27 shkurt, por që tani po e “minon”.