Connect with us

Politike

Akuzat për korrupsion/ Berisha: Beteja tani është e pandalshme

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë. Ai theksoi sërish së akuzat ndaj tij janë politike dhe synojnë shkatërrimin e opozitës.

I pyetur nga gazetarët se cilat do të jenë format e qendresës, ai tha se opozitës i lind e drejta të bëjë çdo lloj reagimi të mundshëm.

Berisha: Ju e dini që para 1 jave deputetët nisën betejën pa kthim kundër këtij regjimi. Në këtë kontekst kjo betejë nuk kishte të bënte asgjë me zhvillimet e mëvonshme, por nga ana tjetër zhvillimet e mëvonshme nuk ishit të paparashikuara. Rama kur pa deputetët me vendosmëri apsolute të qendrojnë, mendoi se duke kryer një akt të pashembullt në historinë e një demokracie, dhe hap një proces demokratik në turpin e tij do të ishte një dekurajim në betejën e opozitë, por koha tregoi ëhstë e kundërta, beteja do vazhdojë.

Pyetje: Si do vazhdojë?

Berisha: Kjo është një betejë kundër diktaturës së instaluar. Opozita ndodhet defakto kundër asgjesimit të saj nëse do të vazhdonte siç erdhi. Dita e egër në të cilën deputetët e betuar se nisin betejën pakthim, shënoi një thesë të madhe në beteën e opozitës për vendosjen e pluralizmit. Kur themi betejë pa kthim do jetë çdo formë proteste, pasi Rama nuk prnaon opozitë tjetër veç asaj që komandon.

Advertisement