Connect with us

Politike

Akuzat për Portin e Durrësit, Rama dhe tërbimi i spiunëve

Kryeministri Edi Rama iu është riktheyer sërish akuzave të opozitës sa i takon investimit në Portin e Durrësit.

‘Së pari nuk kam qenë asnjëherë dakord me këtë shenjën e barazisë. Ju mund ta vendosni shenjën e barazisë sa herë që të dëshironi por nuk jam dakord. Nuk besoj se është ndonjë vështirësi e madhe të bëhet dallimi midis komentit të një fakti dhe akuzave për fakte. Që PD është financuar me para ruse gjysme milioni dollarë për të rrëzuar qeverisë socialistë kjo nuk është një akuza por është një fakt i fakt i dokumentuar, për fat të keq një fakt i zbuluar nga media në SHBA, nga mediat ndërkombëtar ei përqeshur gjerësisht nga shumë kush këtu dhe i konfirmuar nga shërbimi sekret amerikan CIA. Ndërkohë akuzat me serbë dhe me nuk e di se çfarë tjetër nuk e di se çfarë tjetër janë prodhime të një tërbimi të ma non gratash dhe spiunësh për investimit më të madhe të huaj në rajon. Për një investim që do të jetë krenari kombëtare pasi do të transformoje një herë e përgjithmonë dhe do çoj në një nivel tjetër turizmin në Shqipëri do rrisë vlerat e pasurive të patundshme në gjithë zonën e Durrësit.

Do të rrisë vlerën dhe çmimet e gjithë hotelerisë në zonën e Durrësit do të rrisë eksponencialisht punësimin jo vetëm për zonën e Durrësit por edhe të Tiranë sdo krijojnë zinxhir ekonomik vlerë për mjera fermerë që prodhojnë ushqime që do duhet të konsumohen në qytetin e Durrësit. Të ngresh akuza të tilla në hava është fatkeqësi e madhe kombëtare. Ne jemi në anën e dinjitetit dhe të krenarisë kombëtare pa lartësuar emrin e Shqipëris ëkudo që flas. Të tjerët non grata e turpërojnë emrin shqiptar dhe emrin e Shqipërisë qoftë me emrin tyre jo më kur hapin gojën. Pasqyrat mediatike reflektojnë këtë deformim të madh pa asnjë lloj kontributi për të ndarë shapin nga sheqeri. Mund t’ju akuzoj si bashkëpunëtor me djallin por mbetet një akuze në hava. Është detyra ime të provoj se jeni bashkëpunëtor të djallit, ose duhet të qep gojën.’- tha Rama.
Rama paralajmëron: PD i nguli thikën në palcë të kurrizit Kosovës me investimet ruse! Po s’janë të vetmit, ka dhe një parti tjetër! Fjala ime del gjithnjë

Kryeministri Rama në konferencën e tij për ceku thikën pas shpine ndaj Kosovës dhe takimin e përfaqësuesit të Presidentit rus, Vladimir Putin me kryeministrin asokohe, Sali Berisha. Takimi i cili vijoi me një kthim të shpinës ndaj Kosovës, për të vjelë investimet ruse Rama i cilëson si veprime të njerëzve të cilët nuk kanë atdhe. Por kreu i qeverisë, paralajmëron se ka dhe një tjetër parti që ka marrë financime ruse dhe se fjala e tij del gjithnjë.

“Është habi e madhe sesi një fakt tjetër rrëqethës, tragjik në këtë godinë, është pritur përfaqësuesi i Vladimir Putinit. Një muaj para se Shqipëria të jepte votën në Ki, duke e bashkuar votën kundër Kosovës. Është pritur këtu një rus real, është bërë dhe një deklaratë dhe një muaj më pas është ngulur thika mu në palcë të kurrizit Kosovës nga Partia Demokratike. Se që rusët të paguajnë, duhet të tregosh prova se s’investojnë gjysmë milioni kot ata. Pse do ja jepnin PD-së, megjithëse PD s’është e vetmja. Fjalët e mia gjithnjë dalin se unë nuk hedh fall, kur flas unë e di mirë çfarë them. Pse, e vini ndonjëherë në dyshim këtë po merreni me fantazmat serbe. A s’ju vjen turp? Ça e share është t’i thuash dikujt në sy je pa atdhe, se për mua dikush që paguhet me para të huaja apo vendase për të shkelur interesit kombëtar është pa atdhe.”- tha Rama.

Protesta e opozitës, Rama: Çorbë që e kemi parë prej 30 vitesh! Të bëjnë çdo ditë! Ata bëj pis ne pastro

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë protestën e opozitës. Për kreun e qeverise ajo ishte një çorbë e parë prej 30 vitesh. Rama u shpreh s enjë spiun dhe një non grata mbledhin militantët aty dhe këtë gjë po të duan mund ta bëjnë çdo ditë, por u vjen keq për njerëzit që e ndjekin nga pas.

‘Ça proteste me flisni për një protestë partish, një non grata dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre mund ta bëjnë sa herë të duan nuk ka lidhje me popullin me qytetarët partish për pushtet. Për të prishur e për të marrë. Me të vetmin rezultat që hodhën disa bojë këtu që u deshën punëtorët të punonin natën për ta larë. Ata bëj pis e ne pastro. As nuk disa ishin dhe as nuk i kam parë. Mund ta bëjnë çdo ditë. Është një çorbë që e kemi parë prej 30 vitesh që e gatuan i njejti kuzhinier non grata. Më vjen keq për ato që shkojnë pas atyre non gratave.’- u shpreh Rama.

 

Advertisement