Connect with us

Sport

Akuzohet për abuzim seksual, futbollisti i njohur hedh poshtë akuzat

Gjykata e Barcelonës refuzoi ankesën e paraqitur nga mbrojtja e Dani Alves, në të cilën ai kërkoi lirimin me kusht të klientit të tij për arsye të ndryshme, përfshirë lidhjet familjare.

Vendimi i gjykatës e lë në burg ish-mbrojtësin e Barcelonës. Ajo ka justifikuar vendimin e saj me faktin se liria me kusht për Alveshin paraqet rrezikun e arratisjes së tij nga Spanja. Vendimi i gjykatës spanjolle është komentuar dhe nga vetë braziliani, që e cilëson veten të pafajshëm.

“Vetëm dy persona e dinë se çfarë ka ndodhur dhe mbi të gjitha çfarë nuk ka ndodhur. Unë po them të vërtetën. Mendoj se të gjithë e kuptojnë që unë po përpiqesha të shpëtoja martesën time dhe për këtë arsye thashë atë që thashë në radhë të parë”, tha ai.

Advertisement