Connect with us

Bota

Akuzohet për përhapje të informatave të rreme, Rusia lëshon urdhërarrest për fituesen e Eurovizionit

Prokuroria e Moskës njoftoi të mërkurën se e ka lëshuar një urdhër arrest për fituesen e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision”, Jamala, e cila ka rrënjë tatare nga Krimea, nën akuzat se ka përhapur informata “të rreme” për përfshirjen e Forcave të Armatosura të Rusisë në pushtimin e Ukrainës.

Në fillim të këtij muaji, Ministria e Brendshme e Rusisë e futi këngëtaren, emri i vërtetë i së cilës është Susana Dzhamaladinova, në listën e personave të kërkuar.

Më 2016, Jamala e fitoi Festivalin Evropian të Këngës “Eurovision” me një baladë e cila përshkroi dëbimin brutal të tatarëve të Krimeas nga Krimea për në Azinë Qendrore në vitin 1944 nga diktatori sovjetik Joseph Stalin.

Më 2023, Jamala e regjistroi një album me titullin “Krimea”, në të cilin mblodhi këngë të lashta për popullin e vet.

 

 

Ajo e ka ngritur zërin vazhdimisht kundër aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014 dhe kundër agresionit të armatosur rus në Ukrainë.

Në prill 2022, Ministria e Jashtme e Rusisë e futi atë në listën e artistëve ukrainas të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi për 50 vjet./REL

Advertisement