Connect with us

Kronike

Akuzohet se ndihmoi autorët e vrasjes së Fatbardh Licit/ GJKKO zgjat me 3 muaj afatin e hetimeve për ish-partneren e Safet Bajrit

Gjykata e Posacme me kërkesë të SPAK, ka zgjatur edhe tre muaj të tjerë afatin e hetimeve për Eria Agon, ish-partneren e Safet Bajrit, i njohur si i forti i Dobraçit. Eria Ago, e cila ndodhet pas hekurave, dyshohet nga SPAK se ka përkrahur autorët e vrasjes së Fatbardh Licit, duke i larguar nga vendi i krimit.

Për këtë ngjarje, janë arrestuar, Safet Bajri, Behar Bajri dhe krahu i djathtë i klanit kriminal Bajri, Astmer Bilali. Sipas prokurorisë, Lici u vra për shkak të përplasjes mes grupeve. Viktima është xhaxhai i Ibrahim Licit, kundërshtarit të përbetuar të Bajrave, që ndodhet në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi i Safet Bajrit 

Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.

Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tire thuhej se ndaj Safet dhe Behar Bajrit dhe Asmer Bilalit rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizatat dhe grupet kriminale të strukturuara”.

Të tre në lidhje me njëri-tjetrin akuzohen se kanë dhe kryerjen e vrasjes së Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka zgjedhur prova për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të ushtrisë së shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre.

Advertisement