Pinknews
Akuzoi Saimir Kodrën për ngacmim, aktores i del një dëshmitare
Deklarata e bërë nga Egla Ceno në Big Brother VIP Albania se Saimir Kodra i kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, nxiti reagimin e ashpër të moderatorit, i cili tha se do të bëjë padi penale.
Ai këtë e ka konfirmuar gjatë emisionit të tij në Klan. Për këtë, Egla është pyetur nga Ledion Liço, i cili edhe ka dhënë deklaratën e Kodrës. Aktorja mori përgjegjësinë e plote për deklaratat e saj në televizion.
“Në bisedën me Julian, u kthyem në këto histori sepse Vëllai i Madh na solli ndërmend këtë fenomen. Jemi 3 gra, tre breza të ndryshëm. Jam e sigurt dhe një vajza akoma më të reja që e vuajnë akoma mbi kurriz këtë presion. Lënë punën, me atë që mbajnë familjen apo veten e tyre. Janë vajza që nuk kanë mbrojtje. Këta dera, unë mendo jqë duhen thënë me emër dhe mbiemër sepse ndryshe asgjë nuk ndryshon.
Duhet të ketë një emër, ‘Libri i burrave që shantazhojnë seksualisht”. Këta do ishin turpi i shoqërisë. Mua më ka ndodhur vetëm një herë, kur kërkoja punë të mbaja familjen time. Më ka ngelur sepse në atë kohë bën edhe veten me faj, thua çfarë i bëra unë këtij, mos ja luajta, çfarë kisha veshur, fillon të shkosh me frikë në punë. Nuk ia thua dot prindërve dhe kështu t’i hesht sepse nëse flet të mbyllen shumë dyer”, tha ajo.
“Unë e ftoj të qetësohet me prenoncimet që bën. Pa kaluar në skenare etj. Marr përgjegjësi për gjërat që them, mirësetëvijë Gjykata. Unë sigurisht nuk kam prova materiale sepse ndodhi shumë vite më parë, ishte një kërkesë për punë, nuk kam shkuar aty për të futur në kurth zotin Sajmir. Por mund të bëj diçka tjetër, të cilën do e mendoj shumë mrië, para se ta prenoncoj publikisht”, tha aktorja.
E teksa Kodra deklaroi se kërkon prova prej saj, një koment i bujshëm ka ardhur nga një ish-punonjëse e Top Channel.
Bëhet fjalë për grimieren Eni Lena, e cila në një video-live në Instagram, ka thënë: “Unë i bashkohem Eglës si dëshmitare”!