Sport
Al-Ittihad gati ofertën marramendëse për “faraonin”
Padyshim kjo merkato vere që po përjetojmë është ndër më të “çmendurat”, të paktën e këtyre 5 viteve të fundit, me klubet arabe që po kërkojnë të transferojnë shumë nga “yjet” evropianë që janë në prag të daljes në “pension” dhe jo vetëm.
“Objektivi” më i fundit i sauditëve është “faraoni” i Liverpool, Mohamed Salah, me “yllin” egjiptian që kërkohet me ngulm nga skuadra e Al-Ittihad, skuadër kjo që deri më tani ka afruar “bomberin” francez, Karim Benzema, ish-mesfushorin e Chelsea, N’Golo Kante dhe ish-shokun e skuadrës së Salah, Fabinho.
Për kartonin e Salah, sauditët janë të gatshëm të paguajnë plot 60 milionë paund, si dhe kanë gati një paketë prej 180 milionë eurosh për dy sezone ose e thënë ndryshe 90 milionë euro në sezon, shifër kjo “stratosferike” krahasuar me pagën që “ylli” egjiptian merr te “të kuqtë” e Liverpool.