Kosova
Alarm në Bruksel për vjedhjen e zgjedhjeve në Serbi/ Shkrim i ‘Politico’
“Protestat në Beograd nuk tregojnë shenja të ngadalësimit dhe mijëra njerëz kërkojnë lirimin e dhjetëra kolegëve demonstrues për të cilët thonë se janë në paraburgim” – kështu shkruan e përditshmja ‘Politico’.
Vëzhguesit e zgjedhjeve kanë ngritur pyetje serioze në lidhje me mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet në vendin kandidat për në BE, ku presidenti populist Aleksander Vuçiç është akuzuar gjerësisht për minimin e standardeve demokratike, lirive të shtypit dhe pavarësisë së institucioneve publike.
Pas votimit, BE tha se ishte “e shqetësuar” dhe se “procesi zgjedhor kërkon përmirësime të prekshme dhe reforma të mëtejshme” dhe bëri thirrje për një hetim mbi parregullsitë.
“Aleksandër Vuçiç kundërshtoi rendin kushtetues duke vjedhur vullnetin e lirë të qytetarëve” – tha Nebojsha Zelenoviç, lideri i opozitës, duke shtuar se e gjithë kjo po bëhet për të larguar vëmendjen nga zgjedhjet e vjedhura”
Sipas ‘Politico’, Ambasadori rus në Beograd po luan kartën tradicionale duke sugjeruar se protestat paszgjedhore po inkurajohen nga Perëndimi, në linjën e “Meidanit” ukrainas.
Shumë nga akuzat për mashtrim varen nga listat e fryra të votuesve, për të manipuluar rezultatet e garës për kryetar bashkie në Beograd.
Pushtimi i kryeqytetit shkon përtej rëndësisë simbolike për Partinë Progresive Serbe (SNS) të Vuçicit, sepse Beogradi është gjithashtu një qendër e rëndësishme e pushtetit ku miqtë e tij mund të fitojnë të gjitha kontratat e rëndësishme publike.
Studentët portestues premtuan se do të “radikalizojnë gradualisht” aktivitetet e tyre, varësisht nga reagimi i institucioneve kompetente në vend.
Vuçic akuzoi kritikët e zgjedhjeve, përfshirë vëzhguesit perëndimorë, për ndërhyrje në punët e brendshme, teksa tha se “Këto ishin zgjedhjet më të pastra dhe më të drejta që kemi pasur deri më tani”
Vuçiç, i cili normalisht krenohet me një marrëdhënie të fortë me BE-në dhe shtetet anëtare përkatëse, mbështetet shumë në deklaratat e ambasadorit rus në Serbi, Alexander Bocan-Kharchenko, i cili pretendon se agjencitë e inteligjencës konfirmojnë ndërhyrjen perëndimore në Serbi.