Aktualitet
Alarm në Tiranë/ Vogëlushi 3-vjeçar gjendet i vetëm, policia nxjerr njoftim: Na kontaktoni

Një fëmijë rreth moshës 3-4 vjeç është gjetur mesditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Policia thotë se i mituri është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai mban të veshur një palë xhinkse ngjyrë blu dhe një bluzë me kapuç ngjyrë blu.
Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë”-njofton policia.

