Connect with us

Aktualitet

Alarmante/ Ikin me gomone, të rinjtë përfundojnë viktima të trafikimit

Trendi i të rinjve kryesisht nga zonat veriore të vendit për t’u larguar drejt Anglisë për një të ardhme më të mirë, ka rritur numrin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore.

Organizatat joqeveritare që merren me trajtimin e tyre referojnë shifra alarmante.

 “Vetëm tremujorin e parë të këtij viti janë identifikuar 1452 viktima të trafikimit të qenieve njerëzore .Viktimë janë ata që ushtrojnë prostitucion, ata që punojnë në shtëpi bari, ata që bëjnë punë të detyruar”, tha Anxhela Bruci nga Fondacioni “Arise”.

Mosha që bie pre e trafikimit është kryesisht 18-32 vjeç por organizatat kanë identifikuar edhe shumë fëmijë.

 “Janë 200 fëmijë të deklaruar të humbur të cilët mund të jenë duke bërë punë të detyruar”, tha Bruci.

Sipas një marrëveshjeje ndërmjet shtetit anglez dhe atij shqiptar, do të kthehen të gjithë viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe ata që kanë hyrë ilegalisht në Angli.

Po ku shkojnë ata ? Ndonëse ekzistojnë disa qendra që strehojnë viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, apo u ofrojnë disa shërbime, por a kanë ato kapacitet për të përballuar fluksin e të kthyerve.

Në zonat e Pukës, Kukësit apo Burrelit janë ngritur disa njësi lëvizëse për identifikimin e viktimave të trafikimit por edhe për të folur me të rinjtë për të parandaluar këtë fenomen./TCh

Advertisement