Connect with us

Rajon

Alarmante/ Vuçiç thirrje serbëve: Nuk ka dorëzim

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se mesazhi i tij për serbët nga Kosova është se “Nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim”, duke shtuar se ata janë “detyruar t’i ngrisin barrikadat”.

“Mesazhi për të gjithë të tjerët është që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve dhe të sillen në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të drejtën ndërkombëtare, sepse kjo është mënyra e vetme për të filluar normalizimin e marrëdhënieve”, shkroi ai në Instagram më 11 dhjetor.

Advertisement