Kosova
Alarmon Serwer: Ja çfarë do të thotë për Kosovën armatosja e Serbisë
Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka thënë se paqëndrueshmëria e Serbisë në vitet e fundit, lidhet me refuzimin e presidentit, Aleksandar Vuçiq, për t’u reformuar.
Në një debat të organizuar nga Instituti Amerikan i Politikave Publike – Fondi Marshall Gjerman i Shteteve të Bashkuara (GMF), Serwer ka thënë mes tjerash se armatosja e Serbisë paraqet kërcënim për Kosovën dhe shtetet tjera të rajonit në Ballkanin Perëndimor.
“Kjo ka çuar në protesta masive kundër dhunës, kundër korrupsionit dhe kundër qeverisë. Në Serbi nuk ka gjasa të ketë stabilitet derisa të paktën disa nga këto kërkesa të opozitës të përmbushen. Mendimi se Vuçiç mund ta kapërcejë valën e protestave dhe të imponojë qëndrueshmëri, duke përdorur masa gjithnjë e më autokratike, nuk është bindëse. Gjithashtu nuk është diçka që SHBA-ja duhet ta mbështesë. Kjo nuk do të ndihmojnë as në kërcitjet e vazhdueshme kundër Kosovës. Serbia eshte duke blere armë. Arsyeja e vetme është kërcënimi i Kosovës dhe i fqinjëve të tjerë. Asnjë prej tyre nuk kërcënon Serbinë, e cila megjithatë është në ankth për të kontrolluar popullsinë serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë. Përpjekja për ta bërë këtë shkon me emrin ‘bota serbe’” – është shprehur Serwer.
Sipas tij, deklaratat e ndihmëssekretarit amerikan për Çështje të Evropës dhe Euro-Azisë, James O’Brien, se arritja e stabilitetit në Ballkanit Perëndimor është vështirë të arrihet dhe ka sugjeruar që fokusi të jetë në reforma ekonomike, tregojnë se Ballkani nuk është prioritet për Washingtonin dhe shpërfaq zbutje karshi Serbisë.
“Kur iu drejtua Ballkanit ai theksoi çështjet ekonomike. Kjo tregon shumë. Mesa duket Amerika ka dyshimet e saj se çështjet politike mund të zgjidhen aktualisht.
James O’Brien po përpiqet t’i dredhojë zgjedhjet e Beogradit, pasi OSBE-ja nuk i vëzhgoi zyrtarisht ato. Por faktet dihen mirë. Kurse O’brien nuk e trajtoi rezultatin zgjedhor në Serbi si mashtrim. Ky është një shembull shqetësues i zbutjes amerikane ndaj presidentit serb Vuçiç” – ka thënë Serwer duke theksuar gjithashtu se Washingtoni dhe Brukseli duhet t’i thonë Beogradit se “bota serbe” është mallkuar dhe militarizimi duhet të ndalet.