Connect with us

Kosova

Albin Kurti është gati, BE shqyrton kushtet

Para tre muajsh ishte takimi i tyre i fundit. Pranimi në parim i planit të Bashkimit Evropian për dialogun, pritet t’i ulë sërish përballë kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Përveç diskutimit për kornizën e propozimit të BE-së për dialogun, aty pritet të flitet edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mirëpo, ndërmjetësuesit e dialogut ende nuk iu kanë dorëzuar palëve ftesat zyrtare për takim.

Në Qeverinë e Kosovës thonë se Kurti është i gatshëm për takim dhe se ata janë në kontakt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për caktimin e takimit të radhës.

Këta të fundit konfirmojnë se përgatitjet për takimin Kurti-Vuçiç kanë nisur dhe theksuan se Unioni Europian ka se marrë parasysh edhe gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurti për Asociacionin, por pa treguar nëse kanë vërejtje për ndonjërin prej tyre, edhe pse zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ditë më parë tha se Brukseli ka vërejtje në dy prej tyre.

Sipas analisëve në Prishtinë, takimi Kurti-Vuçiç do të ndodh shumë shpejtë, dhe se është bërë shumë mire që muaji mars është vendosur si afat i fundit nga BE, pasi këto negociata janë karakterizuar me paparashikueshmëri të shumta

 

Advertisement