Rajon
Albin Kurti është i çmendur/ Petkoviç ngre akuza
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq tha se vendimi i Gjykatës së Lartë për konfirmimin e aktakuzës kundër tre policëve të Kosovës dhe vendimi që ata të lirohen për t’u mbrojtur në liri është vendim gjyqësor dhe jo politik.
Ai ka shtuar se Serbia do të luftojë për të gjithë serbët e arrestuar në Kosovë.
“Prishtina ku nuk ka gjykatë, nuk ka gjykatës, nuk ka prokurorë, por të gjitha vendimet i merr Kurti dhe Sveçla, të cilët arrestojnë serbët me lista dhe paraqesin prova inekzistente” – tha Petkoviç.
Ai deklaroi se Serbia do të vazhdojë të luftojë për çdo serb të arrestuar në veri të Kosovës dhe theksoi se nuk do të ketë bisedime me kryeministrin e Kurti, derisa të gjithë të jenë të lirë.
“Problemi është se në Prishtinë nuk ka shtet ligjor, por një të çmendur si Kurti që arreston, akuzon dhe i mban njerëzit në paraburgim” – akuzoi Petkoviç.