Kosova
Albin Kurti ‘godet nën brez’ Serbinë/ Intervistë për “Delfi”-n estonez
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin estonez “Delfi” ka folur për dialogun me Serbinë. Ai ka theksuar se Serbisë “duhet t’i ofrohet më shumë kamxhik sesa biskota”
Në këtë intervistë, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova është e trazuar pas ngjarjeve në veri të vendit dhe u shpreh se s’ka ndonjë afrim në raportet me Serbinë, teksa dhe kujtoi se Beogradi me Moskën kanë raporte tepër miqësore.
Numri një i Qeverisë ka thënë se Serbia e inatosur nga pavarësia e Kosovës, s’po i lejon serbët që të integrohen në shoqërinë e Kosovës dhe po qëndron si një mur në rrugën drejt BE-së.
Kurti kujtoi se një vit më parë, Bashkimi Evropian, me lidershipin e Francës dhe Gjermanisë, ka prezantuar Projektmarrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet të inkurajojë Serbinë që të përmbushë obligimet kontraktuale, plotësisht dhe pa kushte. Ai gjithashtu ka theksuar se Serbia është pajtuar me versionin final të marrëveshjes më 27 shkurt, por që tani po e “minon”.