Kosova
Albin Kurti në ‘rrethin’ e Listës Serbe
“Lista Serbe” në Kosovë që drejtohet nga Goran Rakiq ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti përsa i përket qëndrimit të këtij të fundit për refuzimin e “Srpskas” për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore.
Në një komunikatë për media, “Lista Serbe” thotë se lëvizjet e tyre të fundit janë si rezultat i “mosbesimit që serbët kanë ndaj Kurtit”.
Gjithashtu partia që drejton Goran Rakiq thotë që akuza e Kurtit se Beogradi zyrtar po përzihet në punët e brendshme të Kosovës s’ka bazë.
Përveç tjerash ata thonë se vendimi i tyre për të mos marrë pjesë në zgjedhje është si rezultat “i dhunës së vazhdueshme insititucionale të ushtruar ndaj serbëve nga regjimi i Albin Kurtit”.
Po sipas ‘Listës’, vendimi i tyre ka ardhur edhe si rezultat i mospërmbushjes së kushteve per krijimin e Asocicacionit si dha kane kusht largimin e të gjitha forcave speciale nga veriu i Kosovës.