Connect with us

Kosova

Albin Kurti numëron bamirësitë/ Ka diçka dhe në serbisht

Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për gazetën holandeze “Trouw”, ka thënë se Bashkimi Evropian për Kosovën është projekti më i rëndësishëm politik dhe procesi historik i lirisë dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe theksoi se ndoshta brezi tjetër, mund të dalë me një model më të mirë.

“BE-ja duhet të mbrohet dhe ne duam të kontribuojmë për këtë”, ka thënë Kurti në këtë intervistë.

Duke u ndalur te Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ai tha se ndonëse serbët përbëjnë vetëm katër për qind të popullsisë së Kosovës, gjuha e tyre është gjuhë zyrtare në mbarë Kosovën dhe në çdo nivel të qeverisjes. Ai kujtoi edhe se serbët kanë edhe dhjetë vende të rezervuara në parlament, teksa theksoi se ata nuk po i shfrytëzojnë mundësitë që kanë.

“Në vend të këtyre benefiteve, ata duan Asociacion të komunave me pushtet ekzekutiv. Ky pushtet më pas duhet t’u hiqet bashkive ose qeverisë kombëtare. Kjo nuk është e mundur sipas Kushtetutës. Dhe ata gjithashtu duan që asociacioni sipas tyre të ketë një kryetar. Unë dua ti ndihmoj komunat, por jo duke formuar një Republika Sërpska të re” – potencoi Kurti duke shtuar se ai është kryeministri që ka folur serbisht “më shumë se të gjithë paraardhësit e tij së bashku”.

“Komunat me shumicë serbe marrin 62 për qind më shumë buxhet për banorë se të tjerat. Nuk di çfarë të bëj tjetër. Nuk ka kryeministër që flet dhe konsultohet me serbët sa unë. Por pjesa dërrmuese e këtyre takimeve zhvillohen në fshehtësi, me kërkesë të tyre. Sepse përndryshe Beogradi do t’i sulmonte menjëherë. Më vjen keq dhe kërkoj falje që ende nuk jam në gjendje t’i mbroj të gjithë serbët e Kosovës nga ngacmimet nga Beogradi” I deklaroi Kurti.

Advertisement