Connect with us

Kosova

Albin Kurti, plastelinë politike/ Limaj: Mban lart stekën e mashtrimit

Kreu i NISMA në Kosovë, Fatmir Limaj theksoi se asnjë kryeministër në historinë e pasluftës në vend nuk ka qenë në një pozitë më të vështirë se kryeministri aktual, Albin Kurti.

Sipas tij, ai që ka qenë dikur kundër dialogut, tani shkona për të nënshkruar  dicka për të cilën askush nuk e ka pyetur.

“Merre ose lëre, në këtë gjendje e ka sjellë veten dhe Kosovën ky person. Praktikisht kemi një kryeministër që është plastelinë politike, që I jep çfarëdo forme të duash. Kurti po inegocion mashtrimet e tij me popullin e Kosovës” – tha Limaj

“Albin Kurti kur u ardh në Qeveri e ka ditur se duhet të ketë sjelljen e një burrështetasi, se dialogu duhet të vazhdohet, se duhet të ruhet memoria shtetërore dhe jo të mashtrojë e të ndërmarrë aksione populiste, duke vazhduar ta mbajë lart stekën e mashtruesit” –deklaroi kreu I NISMA për Blic

Advertisement